"Me Vetëvendosjen drejt bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit"
Lokale

"Me Vetëvendosjen drejt bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit"

05.Jun.2017 11:32
0
Liburn Aliu, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nëse ata vijnë në pushtet do të kenë qasje të veçantë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kështu deklaroi ai në Fushë-Kosovë aty ku jetojnë shumë shqiptarë të ardhur nga Kosova Lindore, në tubimin zgjedhor që u mbajt atje, njofton Klan Kosova.

“Me origjinë vijë nga Presheva dhe sot këtu do të flas më shumë për këtë çështje, pra për qytetarët e Fushë-Kosovës, që më origjinë janë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci”.

“Derisa erdha këtu me shkoi në mendje se a ka ndonjë institucion që nuk është ndërtuar edhe nga këta”.

“A ka ndonjë fakultet në themelimin e të cilit nuk kanë marrë pjesë profesorët nga atje”.

“A ka ndonjë betejë, luftë që nga viti 1912 që nuk kanë marrë pjesë  shqiptarët e Kosovës Lindore”.

“Këto vende sot i kanë sytë nga Prishtina”.

“Këtyre vendeve iu mungon zëri dhe dora e Kosovës”.

“Por jo pas 11 qershorit”.

“Me Vetëvendosjen në Qeveri nuk ka negociata me Serbinë, në të cilën nuk është kusht çështja e shqiptarëve atje”.

“Me Vetëvendosjen do të shkohet drejt bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

Lugina e Preshevës me dy mundësi, të bashkohet me Kosovën ose të shpallet shtet?
Reagim: Në emër të informimit shqip përfitojnë mediat në gjuhën serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration